Këshilli i Sigurimit Shqipërisë/ Prioritet, agresioni rus në Ukrainë dhe krizat humanitare në botë

Më të fundit


Shqipëria, merr drejtimin e presidencës së Shqipërisë në këshillin e sigurimit të okbs-së. Kjo është hera e dytë që vendi ynë do të jetë në krye të këtij organi ndërkombëtar të sigurisë dhe paqes, pas asaj të qershorit 2022.

Përfaqësuesja amerikane, ambasadorja Linda Tomas-Grinfil, në emër të Këshillit i ka uruar delegacionit të Shqipërisë fat të mbarë. Ajo u shpreh se gushti ishte një muaj i ngarkuar dhe një muaj në të cilin u mblodhën për konsensus për disa çështje të rëndësishme brenda fushës sonë.

Te prioritetet e Presidencës së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, do të jetë një platformë bashkëpunimi, që garanton shpërndarjen e ndihmave humanitare kudo në botë si dhe aktivitete kushtuar agresionit rus kundër Ukrainës.

11 qershori 2021 për Shqipërinë ishte një datë historike pasi u pranua si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-s. Një vit më pas, pikërisht më 1 qershor 2022, për 30 ditë Shqipëria mbajti për herë të parë presidencën.



Skip to toolbar