Kim “konfirmon” sherrin brenda PD

AKTUALITET


Një ditë më parë gazetari Çim Peka, i njohur për afërsinë e tij Sali Berishën por agresiv shpesh me Lulzim Bashën, deklaroi se mes Bashës dhe Ambasadorës Yuri Kim ka pasur një bisedë të tensionuar telefonike. “Bisedë me tonë shumë të ashpra. Burime e mia bëjnë me dije se zoti Basha i ka bërë me dije ambasdores se ‘unë nuk jam Luli Basha, por jam kryetari i opozitës. Nëse vazhdoni të jeni në lojë me Ramën, vazhdoni me të’. Një bisedë e ndërtuar me shumë si pretencë. Vetëm pas kësaj bisede kemi takimin me Këshillin Politik. Opozita dje bëri një ofertë për takim. Deri në momentin e kësaj telefonate nuk ka pasur asnjë axhendë për takim,” tha Peka një ditë më parë.

Por një ditë më pas, ambasadorja Kim me anë të një postimi në Twitter e ka quajtur pa sens të gjithën ketë. Në postimin e saj, Kim nuk e mohon telefonatën me Bashën, por nënvizon se ashtu siç ai e thërret Yuri edhe ajo i thërret Luli, për shkak se janë kolg dhe miq.


Këtij postimi i ka bërë retweet edhe vet Lulzim Basha.

Por më shumë se një “gjë pa sens” sic u cilësua nga vet Kim, ky zhvillim nxjerr në pah një përplasje të brendshme në selinë blu. Lulzim Basha dukshëm ka fituar simpatinë e ambasadorës Kim, por kjo kjo e fundit ende nuk është takuar me Sali Berishën, liderin historik të PD-së, influenca e të cilët vazhdon të jetë e madhe në këtë parti. E tashmë Lulzim Basha është mes dilemës nesë duhet të vijoi të dëgjoi Yuri Kim apo Sali Berishën. Përgjigjen e kësaj, pritet ta marrim nga Çim Peka.




Skip to toolbar