Kina mesazh popullit të saj: SHBA është e keqe, mos shkoni atje

BOTA


Marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA prej kohësh janë tensionuar, që nisën me vendimin e presidentit të SHBA, Trump për ngritjen e tarifave nga 10% në 25% ose 200 miliardë dollarë për mallrat kineze dhe pasoi me ndalimin e gjigandit teknologjik kinez Huawei për të eksportuar produktet e saj në tregun amerikan.

Ditët e fundit, qeveria e Kinës ka lëshuar dy njoftime për qytetarët e saj që shkojnë në SHBA ku i paralajmërojnë për “rreziqet’ që i presin, ndërkohë që mediat shtetërore kanë ngritur retorikën e zjarrtë antiamerikane. Kjo tregon edhe një herë ashpërsimin e marrëdhënieve pas një lufte të zgjatur tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Kinës paralajmëroi qytetarët e saj për rreziqet për të udhëtuar në SHBA me një alarm për rritje të vrasjeve, dhunës dhe vjedhjeve, ndërsa Ministria e Jashtme lëshoi një paralajmërim sigurie për qytetarët kinezë, duke pretenduar “ngacmimin e përsëritur” të shtetasve kinezë në SHBA.



Skip to toolbar