Kishin fshehur 10 kg kanabis në makinë, dy të arrestuar në Korçë

AKTUALITET


Policia e Korçës mëngjesin e sotëm ka kapur 10 kg lëndë narkotike të dyshuar canabiss sativa dhe ka shoqëruar në ambientet e komisariatit dy persona.

Operacioni është zhvilluar mëngjesin e sotëm në një nga fshatrat në periferi të qytetit të Korçës.


Personat e shoqëruar kanë qenë duke lëvizur me një mjet kur janë ndaluar nga policia dhe gjatë kontrollit në mjetin e tyre janë gjetur 10 kg lëndë narkotike

Policia nuk jep detaje të tjera për operacionin, pasi sipas te njëjtit burim dyshohet edhe për persona të tjerë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.




Skip to toolbar