Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, shpallet në kërkim 35-vjeçari

AKTUALITET


39-vjeçari me iniciale GJ.N., banues në Koman të Vaut të Dejës ka njoftuar policinë rreth orës 08:00 të ditës së sotme se një person i paidentifikuar ka qëlluar me pistoletë në drejtim të automjetit të tij. Si pasojë e të shtënave, fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, 35-vjeçarit me iniciale V.K. Unifromat blu vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e tij.


Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor te rastit.




Skip to toolbar