KLP miraton emrat e stafit të Kryeprokurorit Çela

AKTUALITET


Në mbledhjen e së hënës Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar propozimet e bëra nga kryeprokurori Olsjan Çela, duke emëruar Pranvera Pustinën magjistrate dhe shefe të kabinetit të tij. Me vendim të KLP-së, Pranvera Pustina do të jetë shefja e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela.

KLP gjithashtu ka vendosur që Olsi Dado të marrë postin e shefit të marrëdhënieve me jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa do të mbajë edhe postin e drejtuesit të dekriminalizimit në vendin e Arben Krajës, që u zgjodh drejtues i SPAK-ut.


Emri i tretë që ka marrë aprovimin e KLP-së është Arens Çela, i cili është komanduar ndihmës- magjistrat në Prokurorisë së Përgjithshme, por ende nuk dihet posti që do të mbajë në stafin e ri të organit të akuzës.

KLP pranoi në mbledhjen e së hënës edhe dorëheqjen e kancelares së prokurorisë së Apelit Durrës, Rudina Shermadhi, sipas kësaj të fundit për arsye familje. Gjithashtu Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale në KLP paraqiti projekt-aktet për miratimin e relacioneve për verifikimin e pasurisë, figurës dhe integritetit si dhe kushteve të tjera ligjore të kandidatëve për t’u emëruar magjistrat Prokuror, pas diplomimit në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2018-2019 për 10 magjistratët e rinj për secilin prej tyre kandidateve.

1. Adnan Hoxha

2. Alba Dhima

3. Aurora Hajro

4. Ermira Manelli

5. Florian Boriçi

6. Gjergji Ceka

7. Ledion Tema

8. Gëzim Spahiu

9. Pierind Çukaj

10. Xhoana Mehmetaj




Skip to toolbar