Kombëtarja kuqezi mëson rivalët e mundshëm në Ligën e Kombeve

Më të fundit


Kombëtarja shqiptare e futbollit është me mendje te Europiani 2024, ku në Gjermani do përballet me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë në grupin B. Veç saj, në datën 8 shkurt në Paris do hidhet shorti për edicionin e katërt në Ligës së Kombeve.

Kuqezinjtë e Sylvinhos, për Ligën e Kombeve janë në Ligën B, në vazon e tretë dhe në grup me tanët janë ekipe si Mali i Zi, Irlanda dhe Sllovenia. Kundërshtarë këta që nuk mund të shortohen me tanët.


Kundërshtarët e tanëve në Ligën B janë të ndarë në tre vazo, me katër ekipe secila. Në vazon e parë janë rivalë si: Austria, Çekia, Anglia dhe Uellsi. Në vazon dy gjendet Finlanda, Ukraina, Islanda dhe Norvegjia, teksa në atë tre janë Gjeorgjia, Greqia, Turqia dhe Kazakistani.

Gjithçka për Ligën e Kombeve fillon në shtator të 2024 dhe sfidat janë me sistemin vajtje-ardhje. Shqipëria në dy sezonet e para ka garuar në Ligën C dhe pas suksesit të arritur në sezonin 2020-2021 duke u renditur në vendin e parë në Grupin 4 të Ligës C, ka avancuar në Ligën B. Edhe këtë sezon kuqezinjtë ndodhen në Ligën B, teksa synimi është kalimi në Ligën A.
Kalendari:

Ndeshja 1 – 5-7 Shtator 2024

Ndeshja 2 –  8-10 Shtator 2024

Ndeshja 3  –  10-12 Tetor 2024

Ndeshja 4 –   13-15 Tetor 2024

Ndeshja 5 –   14-16 Nëntor 2024

Ndeshja 6 –    17-19 Nëntor 2024




Skip to toolbar