Rekursi i SPAK për Malltezin: Në qeli, dyshohet për vepër penale që dënohet vetëm me burg

AKTUALITET


Prokuroria e posaçme pas lirimit të Jamarbër Malltezit, që u arrestua për korrupsion e pastrim parash, i kërkoi gjykatës së lartë rikthimin në qeli duke rënditur edhe argumentat që do të bindin gjykatën e lartë të rikthejë masën e arrestit në burg për dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas SPAK, Malltezi për të kryer korrupsion akuzhoet se ka bashkëpunuar me një nga pushtetarët më të lartë të kohës, e konkretisht ish-kryeministrin Sali Berisha duke cënuar në këtë mënyrë themelet e shoqerisë madje duke e shtrirë korrupsionin edhe në vetë strukturat më të larta shtetërore.


Po keshtu sipas prokurorisë, vepra penale e korrupsionit, por edhe ajo e pastrimit te parave klasifikohen në vepra të rënda që në fund dënohen vetëm me burg dhe ndaj Malltezi duhet të shkojë në qelitë e paraburgimit thonë prokurorët e posaçëm.

Ndër të tjera SPAK argumenton se së fundmi korrupsioni është këthyer në fenomen dhe ka dëmtuar edhe ekonominë e vendit dhe për këtë kualifikohet tek vepra e rënda penale.

Gjithashtu prokuroria e konsideron të lartë dëmin ekonomik që ka shkaktuar Malltezi, nëpërmjet fshejes dhe pastrimit të parave, por edhe koha e gjatë e aktivitetit kriminal.

Në fund Prokuroret e SPAK, Enkeleda Millonai e Arben Kraja e konsiderojnë të gabuar vendimin e Gjykatës së Apelit që ndryshoi masën për Malltezin nga ajo e arrestit në burg në arrest shtëpie, pasi nuk janë  marrë parasysh keto kritere ligjore.

Malltezi u arrestua në tetor të vitit të kaluar për aferën e privatizimit të ish-kompleksti Partizani dhe pas një muaj qëndrimi në qeli u lirua nga gjyqtarja e Apelit, Iliriana Olldashi që caktoi masën e arrestit shtëpiak./abcnews.al




Skip to toolbar