Kuvendi nuk “fal” Metën, e rrëzon edhe për Akademinë

AKTUALITET


Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka rrëzuar me shumicë votash dekretin e Presidentit Meta për rishikim të ligjit mbi Akademinë e Shkencave. Dekreti u rrëzua në komision me 12 vota, ndërsa vetëm një votë ka dalë pro Presidentit. Ashtu siç pritej dekretet e kthyera mbrapsht nga Meta, do të kalojnë në komisione dhe më pas të miratohen në Kuvend me një shumicë të thjeshtë votash, pa u bllokuar nga presidenti.

Më 9 gusht, presidenti Meta kthehu për rishqyrtim ligjin për Akademinë e Shkencave me arsyetimin se i cenonte kompetencat dhe ndryshimet nuk janë mbi parimet e shteti të së drejtës dhe forcimit të pavarësisë së institucioneve por mbi interesa të personave të veçantë. Meta theksoi në relacionin shoqërues se Presidenti është organi i emërtesës për emërimin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe kjo kompetencë e kurrsesi nuk mund të derivohet dhe as të kufizohet nga asnjë organ tjetër. Në nga arsyetimet e tjera të presidentit për kthimin e ligjit është edhe përplasja e roleve edhe hierarkisë së Akademisë së Shkencave me Institucionet e Arsimit të Lartë.

Kreu i shtetit Ilir Meta, më 12 korrik, refuzoi të dekretojë Skënder Gjinushin si kryetar i Akademisë së Shkencave për shkak se në kohën kur është zgjedhur kryetar i kësaj akademie, Gjinushi ka mbajtur njëkohësisht edhe postin e kryetarit të Partisë Social Demokrate. Kjo vëren presidenti bie në kundërshtim me kushtetutën dhe me statusin e anëtarit dhe kryetarit të Akademisë së Shkencave, të cilët nuk duhet të kenë poste politike. Kjo nxit përplasje mes tij dhe akademisë, por dhe vetë Gjinushit, i cili u shpreh  vendimi i Metës është “nul” dhe jo ligjor.



Skip to toolbar