Konstituohet Grupi i Dialogut, Bylykbashi: “Zgjedhorja” prioritet. Gjiknuri: Vijojnë diskutimet për Amnistinë

Më të fundit


Është konstituuar sot në Komisionin e Ligjeve Grupi i Dialogut. Në mbledhje të pranishëm ishin nga opozita Oerd Bylykbashi, Dhurata Çupi, Erisa Xhixho, ndërkohë nga maxhoranca ishin Damian Gjiknuri, Toni Gogu dhe Klotilda Bushka. Në një dalje për mediat, Bylykbashi tregoi detaje nga puna e këtij grupi.

“Prioritet për opozitën dhe punën është trajtimi i reformës zgjedhore. Amnistia Penale nuk ishte çështje që u diskutua. Ajo që ramë dakord është listimi dhe përcaktimi në një mbledhje tjetër të objektit të punës. Do ndiqen praktikat më të mira. E nevojshme të kemi mundësinë të punohet. Opozita e ka mbështetur gjithmonë amnistinë. Duhet të shohim zgjidhjet konkrete që të arrijë objektivat.


Reforma Zgjedhore ka qenë gjithmonë çështje e vullnetit politik, përveçse detyrim. Do t’i drejtohemi për ekspertizë edhe organizatave ndërkombëtare”, tha ai.

Deputeti socialist, Damian Gjiknuri pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku u konstituua dhe grupi i dialogut, është ndalur në një prononcim për mediat. Ai tha se do vijojnë diskutimet për amnistinë penale.

Gjiknuri: Konsensusi për Amnistinë arrihet nëpërmjet diskutimit. E rëndësishëm është që Amnistia të marrë votat e nevojshme.

Sa i përket Kodit Zgjedhor, rekomandimet merren parasysh. Vendimi do të merret më tej. Çdo deputet i Kuvendit është pjesë e grupit sa herë që diskutohen këto çështje.

Komisioni për Reformën Zgjedhore mbaroi afatin dhe nuk arriti gjë. Dikush mund ta quajë edhe dështim.




Skip to toolbar