Një person është plagosur me thikë, nga tre persona të tjerë pas një sherri për motive të dobëta mes tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ndërsa policia ka identifikuar tre autorët e ngjarjes dhe po punon për arrestimin e tyre.
I plagosur ka mbetur shtetasi Armando Trimi, 26 vjeç, i cili po merr mjekimin e duhur në Spitalin e Korçës.