Është e rëndësishme të krijohen kushte për një dialog që përfshin të gjitha palët e interesuara. Ky ka qene mesazhi i Komisioneres Evropiane për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit, Marta Koss, ne nje leter te hapur drejtuar qytetarëve të Serbisë, duke theksuar se po e monitoron nga afër situatën dhe se është i nevojshëm një bashkebisedim gjithëpërfshirës ndërmjet të gjitha palëve të interesuara.
Ky reagim vjen pas letrave qe komisionerja per zgjerim Marta Kos ka marre nga qytetaret e Serbise.
Nderkohe, Kryeministri serb në largim Millosh Vuçeviç deklaroi se vendimi per formimin e nje qeverie te re apo mbajtjen e zgjedhjeve do te merret maksimumi ne dy javet e ardhshme, duke sqaruar se nuk e sheh me veten pjese te qeverise se re.
Vuçeviç sqaroj se doreheqja e tij do te konfirmohet ne seancen e rradhes te Kuvendit te Serbise, ku pritet te diskutohet edhe fati politik i vendit.
Ai komentoj edhe vendimin e rektoreve te universiteteve te Beogradit qe nuk pranuan dialog me presidentin serb Aleksander Vuçiç, duke thënë se shpreson dhe beson se gjate rruges ata do ta pranojnë ftesën dhe se vetem permes dialogut do te gjendet rruga per qetesimin e situates.
Vuçeviç vlerëson se protestat dhe bllokadat që po ndodhin në Serbi do të ndikojnë negativisht në ekonominë serbe si dhe në investimet e huaja.
Studentët vijojne te bojkotojne mesimin dhe rrugët anembanë Serbisë, duke kërkuar pergjegjesit për tragjedinë e Novi Sadit që u regjistrua me 1 nentor te vitit te kaluar, dhe ku ngelen te vrare 15 persona dhe dy te tjere u plagosen rend, ndersa tubimeve te tyre kete mes jave i jane bashkuar edhe pensionistet./abcnews.al