Kosova, Cakaj: Votën se them, Kurti është i mirëpritur në Tiranë

KOSOVA


Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj foli edhe për votën e tij në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës më 6 tetorit si qytetar i saj. Pas një provokimi nga gazetari Sokol Balla se ndoshta vota e tij shkoi “dëm” duke aluduar se nuk ka votuar për Albin Kurtin, Cakaj tha në “Real Story” se vota e tij është e fshehtë dhe se mirëkupton provokimin e tij me pyetjen. Cakaj megjithatë shtoi se Albin Kurti është i mirëseardhur në Tiranë dhe bashkëpunimi institucional duhet të thellohet edhe më shumë mes dy vendeve.

Votimi në Kosovë? Votën time nuk mund ta zbuloj. Jemi në dispozicion për të thelluar bashkëpunimin me Kosovën. Albin Kurti është i mirëseardhur në Tiranë dhe dyert e institucioneve janë të hapura për të.” tha Cakaj

Kujtojmë se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka qenë një prej kritikëve të emërimit të Gent Cakaj si Ministër të Punëve të Jashtme.  



Skip to toolbar