Kosova shpall dy zyrtarë rusë non-grata

KOSOVA


Presidentja e Kosovës ,Vjosa Osmani ka bërë të ditur se janë shpallur non grata dy zyrtarë rusë.

Me një postim në Facebook Osmani bën të ditur se ka kërkuar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, t‘i shpallë persona non grata dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, ndërsa sot, MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rusë persona të padëshirueshëm.





Skip to toolbar