Kosovë, sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit. Vetëvendosja nuk heq dorë nga Albulena Haxhiu

KOSOVA


Deputetët do të mblidhen sot për të 35-tën herë më radhë në tentimin për të konstituar Kuvendin e Kosovës.

Përveç betimit të deputetëve të zgjedhur, Kuvendi i ri ka mbetur i pa konstituar në mungesë të zgjedhjes së kryetarit të ri dhe nënkryetarëve.Lëvizja Vetëvendosje nuk po heq dorë nga kandidatja Albulena Haxhiu për kryeparlamentare, ndërsa partitë tjera kanë theksuar se nuk do të votojnë Haxhiun për të parën e Kuvendit.PDK dhe AAK kanë kërkuar nga LVV të propozojë kandidat tjetër, ndërsa nga LDK kanë theksuar se nuk do të votojnë asnjë kandidat.




Skip to toolbar