Kosovë, ulet numri i vdekjeve nga Covid, 245 raste në 24 orë

CORONAVIRUS


Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të martën 245 persona të infektuar me koronavirus, pas testimit të 2,615 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar tri viktima me këtë virus.


“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (64 vjeç), Podujevë 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (62 vjeç)”, është thënë në njoftim.

Sipas IKSHPK-së, nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, të martën janë shëruar 189 persona, derisa raste aktive janë 6,429.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore në këtë shtet kanë regjistruar 60.745 persona të infektuar me këtë virus.

Prej tyre, 1,506 pacientë kanë vdekur.




Skip to toolbar