Kreditë e garantuara nga qeveria për efektivët/ Rama vizitë në shtëpinë e një prej inspektorëve të policisë

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla vizitoi mbrëmjen e së premtes shtëpinë e Vionis Shehut, një prej punonjësve të policisë që përfitoi nga programi i kredive të buta nga qeveria. I pranishëm ishte edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku.

Kryeministri i dhuroi një shishe verë familjes së policit, me etiketën që mban një nga pikturat e tij. Rama vlerësoi edhe vendimin për pagesën për trajtimin ushqimor për policët.


“Kjo rritja e 2024-ës është një shumë e konsiderueshme për punonjësit e policisë, edhe për mjekët e përgjithshëm dhe arsimtarët.”, u shpreh Rama duke shtuar:

“Kjo e ushqimit është një zgjidhje shumë e mirë. E kemi diskutuar gjatë edhe më përpara por është thjesht shtesa e pagesës sikur nuk shkonte shumë dhe tani krijuam sistemin me kartën e çdo familje të një punonësi policie. Është vetëm për ushqime se kur ikin në shërbim, nuk mund ta bëjnë hajt se po marrim një biftek me shoqërinë. 100 mijë lekë plus nga pagat që është ushqim por si vlerë blerjesh edhe më shumë sepse është me skonto.“, u shpreh kryeministri.

Kryeministri shtoi se planifikojnë ta zgjerojnë programin vitin që vjen.

“Ne do ta zgjerojmë programin. Do të bëjmë diçka tjetër për akademinë e sigurisë. Gjëja që është që dueht të jetë e padiskutueshme është që të paktën pjesa e familjes, fëmihëve të jenë të garantuara.“, theksoi Rama.




Skip to toolbar