Krimi dhe policia/ Topalli: Me daljen e ‘Metamorfozës’ së parë, personat e përfshirë në botën e krimit u larguan nga vendi

Më të fundit


Nga megaopracioni i SPAK pak ditë më partë u lëshuan mbi 50 urdhër arreste dhe sekuestruan miliona euro.

Gazetarja e kronikës së zezë, Aida Topalli e ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, tregoi pse nuk një pjesë e personave të përfshirë në botën e krimit nuk janë arrestuar.


Sipas saj me daljen e “Metamorfozës” së parë, personat që kanë përdorur aplikacionin apo kanë pasur kontakte me të arrestuarit, janë larguar nga Shqipëria.

“Ka një arsye pse një pjesë e mirë nuk janë arrestuar. Me daljen e ‘Metamorfozës’ së parë, personat që kanë përdorur aplikacionin Sky Ecc kanë zgjedhur të largohen nga vendi, Dubai p.sh. ka pasur tentativa në dijeninë time të punonjësve të lartë të policisë që kanë kërkuar të dorëhiqen. Kjo do të thotë që kemi të bëjmë me emra që janë të përfshirë. Kërkesat, di që nuk janë miratuar. Edhe policia ka informacionet e veta.

Nuk është i mjaftueshëm vetëm mënyra se si po bëhet vettingu në polici. Ka ardhur koha që punonjës dhe zyrtarë të policisë që dekonspirojë kolegët e tyre është njëlloj sikur ka nxjerrë në pritë. Kësaj duhet t’i vijë fundi një herë e mirë. Një herë e mirë të marrë fund kjo histori.”, tha gazetarja Topalli. /abcnews.al




Skip to toolbar