Krimi në Klos, 48-vjeçari u godit në kokë nga gruaja e vajza

AKTUALITET


Një person nga Gurra e Vogël e Burrelit është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Dyshohet që viktima Ylber Elezi është goditur nga familjarët e tij, pas një sherri në familje.


Dyshohet se viktima është goditur në koke, ndërsa ka qenë i dehur.

Sherri në familje ka nisur që prej orëve të para te mbrëmjes, ndërsa kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar policinë.

Me të mbërritur në vendngjarje, policia ka thyer derën e banesës dhe është futur brenda, ku kanë parë bashkëshorten dhe vajzën e viktimës, të cilat kanë thënë se Ylberi po flinte gjume.

Policia ka shoqëruar bashkëshorten dhe vajzën e viktimës për të hedhur me shume dritë mbi ngjarjen.




Skip to toolbar