I dhunshëm si i zoti, krokodili i Fidel Castros kafshon një person

BOTA


Një burrë është shtruar në spital pasi është kafshuar nga një krokodil që dikur i përkiste liderit të ndjerë Kuban, Fidel Castro. I plagosuri po ndiqte një festë tradicionale suedeze në Akuariumin e Stokholmit, kur u kafshua në krah nga një krokodil.

Burri po mbante një fjalim në një podium qelqi dy metra të lartë dhe krahët e tij ishin brenda mbrojtëses. Sulmi i krokodilit ishte i papritur për të gjithë pasi ai thjesht e pa, kërceu mbi xhamin e lartë dhe i kapi krahun.


Fatmirësisht në vendngjarje kishte 3 mjekë që ndërhynë në kohë dhe e dërguan në spital. I plagosur pësoi lëndime në krahë por pa rrezik për jetën.

Ky krokodil është një nga dy krokodilët kubanë që i përkisnin Fidel Castros në vitet 1970. Ato iu dhanë Akuariumit të Stokholmit në 1981, të cilët kujdesen në shumimin e tyre pasi krokodili kuban është një specie e rrezikuar drejt zhdukjes.




Skip to toolbar