Nuk i zgjatet orari për takimet speciale, anëtari i bandës së Cërrikut refuzon ushqimin në burg

AKTUALITET


Anëtari i bandës së Cërrikut, Roland Xhepexhiu, është rebeluar gjatë kësaj jave në burgun e Peqinit, aty ku është duke vuajtur dënimin për krimet e kryera në vitin 1997. Sipas Report Tv, Xhepexhiu prej ditësh refuzon të marrë ushqimin, kryesisht vaktin e mëngjesit dhe të darkës në shenjë revolte ndaj Drejtorisë së Burgjeve. Mësohet se Xhepexhiu ka bërë një kërkesë ndaj kësaj drejtorie, për të pasur më shumë kohë gjatë takimeve speciale. Por kërkesa e tij nuk është pranuar, ndaj i burgosuri për jetë ka refuzuar të hajë ushqimin.

Shkak i mosplotësimit të kërkesës ndaj Roland Xhepexhiut është bërë fakti se ai nuk ka plotësuar të gjitha dokumentet që i kërkohen. Xhepexhiu është duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e Peqinit, pasi akuzohet si autor i masakrës së Cërrikut ku humbën jetën 6 punonjës policie në vitin 1997.


Xhepexhiu është një personazh i njohur, jo vetëm për shkak të krimit të rëndë, për të cilin po vuan dënimin, por dy vite më parë, nga burgu i Peqinit, ai do të deklaronte për mediat se “nëse do të kishte mundësi të votonte, atë do ta bënte për Reformën në Drejtësi”. Këtë deklaratë, Xhepexhiu e bëri ditën e mbajtjes së zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, por atij nuk iu dha e drejta për të votuar, pasi është i dënuar me burgim të përjetshëm, sqaronte Xhepexhiu dy vite më parë.




Skip to toolbar