Kryenin evazion fiskal me karburantet, dy të arrestuar në Elbasan

AKTUALITET


Policia e Elbasanit ka goditur një tjetër rast kundër informalitetit, në lidhje me hidrokarburet duke arrestuar dy persona. Të arrestuarit akuzohen për evazionin fiskal dhe falsifikimin e dokumenteve duke i shkaktuar shtetin një dëm të konsiderueshëm ekonomik.

 Dy të arrestuarit L.H., 61 vjeç dhe H.R., 35 vjeç, banues në Tiranë, ndërhynin në pompat e distributorëve të karburanteve të palicensuar, falsifikonin procesverbalet në emër të një subjekti tjetër dhe nuk lëshonin faturë tatimore. Arrestim i tyre u bë në kuadër të operacionit të koduar “REGJIMI” , ndërsa policia vijon ende hetimet pasi dyshohet të ketë persona dhe subjekte të tjera të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm duke i sjellë shtetit një dëm të madh ekonomik.

Të arrestuarit pritet të përballen me veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” dhe “Ndryshimi në aparatet matëse” të kryera në bashkëpunim.



Skip to toolbar