Kryeprokurori Çela: Sot duhet të jetë ditë reflektimi, vizioni ynë…

Më të fundit


Në përkujtim të Ditës Kombëtare të Drejtësisë, kryeprokurori i përgjithshëm, Olsian Çela, ia kushtoi më së shumti institucioneve të reja të drejtësisë.

Ai tha se sfida e tyre është të luftojnë krimin dhe t’i ofrojnë qytetarëve një sistem drejtësie të besueshëm.


Çela gjithashtu i bëri thirrje magjistratëve të bëhen pjesë e kësaj reforme dhe të japin kontribute serioze në përmbushjen e sfidave që ofrohen.

“E nderuar ambasadore, zoti Metani, ministre Gjonaj, zonja Llagami. Dita e sotme duhet të jetë moment reflektimi për të vlerësuar ç’kemi bërë deri sot, nëse i kemi ofruar qytetarëve një sistem drejtësie të besueshëm.

Vizioni jonë institucional është shprehur në një strategji të qartë me organet ligjvënëse, sidomos një vëmendje e veçantë i është kushtuar institucioneve të reja të drejtësisë. Masat e marra ka bërë që të jenë në harmoni. S’mund të lihet asnjë çast që me pavarësinë e prokurorëve të rritet dhe papërgjegjësia e tyre. Mbetet thelbësor proceset e kontrollimit dhe disiplinës.

Transparenca dhe llogaridhënia janë sfida permanente. Mbetet thelbësor vështrimi kritik konstat. Kemi rrugë të gjatë për të mbërritur atje ku duam. I drejtohem magjistratëve që të bëhen pjesë e këtij procesi transformues. Gëzuar Ditën Kombëtarë të Drejtësisë, faleminderit”, u shpreh Çela.




Skip to toolbar