Kujtim Gjuzi replikë Ramës: Mos bëj estradë si ata të Shkodrës, me mua flit seriozisht

AKTUALITET


Deputeti i opozitës së re Kujtim Gjuzi ka replikuar me kryeministrin Rama gjatë seancës së të enjtes. Ai nuk e ka pranuar titullin lartmadhëri, siç e ka thirrur Rama, por i ka kërkuar kryeministrit që të flasë seriozisht me të.

“Ju nuk mund të më thoni mua kurrë lartmadhëni se e keni atje të oborri mbretëror. Këta lojtarët rezerva që ke këtu merri dhe çoji në burg, edhe ata njerëzit e tu çoji në burg nëse do të flasësh seriozisht për integrimin hajde flasim, se me mua duhet të flasësh seriozisht. Nuk dua ta bësh estradë, si atë të Shkodrës se atje je pagëzuar katolik, këtu në Tiranë je bërë kryebashkiak apo atë të Korçës, atje ku do dalësh në vakantë”, tha Gjuzi në replikë.



Skip to toolbar