Posteri i Këlliçit, Kulluri: Për të ardhur keq, niveli i përfaqësimit politik ka rënë dukshëm

Më të fundit


Analisti Edvin Kulluri shkruan se fushata e kandidatit të opozitës është mediokre.

Në Facebook, ai thotë se pikërisht rënia e nivelit të përfaqësimit do shkaktojë edhe pjesëmarrje të ulët në 14 maj.


Sipas Kullurit e gjithë politika aktuale nuk ka se cfarë t’i japë më Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Eshte per te ardhur keq qe nevoja e kandidatit te Bashke Fitojme per te bere lajm dhe terhequr vemendjen e qytetareve te Tiranes, erdhi permes nje premtimi majtist per transportin publik falas dhe nxjerrjen e gishtit te mesit si xhest kunder korrupsionit!

Italianet thone “la clase non e acqua”(klasi nuk eshte uje)!

Kjo qe po ndodh ne kete fushate ku nga njera ane “shkelqen’ kryetari aktual me premtimet e pambajtura dhe nga ana tjeter mediokriteti i kandidatit te opozites, do te thote se niveli i perfaqesimit politik ka rene dukshem!

Kur krahason garat Rama-Mustafaj, Rama-Ngjela dhe Rama-Olldashi e Rama-Basha me kete te sotmen, kupton pse njerezit kane interes te ulet per zgjedhjet c’ka do shihet nga pjesemarrja e ulet ne 14 maj!

Fotografia e 8 viteve te Veliajt ne krye te bashkise Tirane jane kullat ne hyrjen e jugore te Parkut te Liqenit Artificial, ndersa gishti i mesit te Kellicit flet vete! Keto jane pasojat e Kryetarokracise se gatuar ne 2008 me ndryshimet kushtetuese qe i shnderruan kryetaret e partive dhe kryeministrat ne mbreter!

Ky stan kete bulmet prodhon! Ndaj “republika e 3-te” ka rene! Tranzicioni ka mbaruar dhe duhet te marre me vete ata qe i vune vulen e autokracise, korrupsionit dhe papergjegjshmerise. Me gjithe respektin per kontributet qe kane dhene Berisha, Rama dhe Meta (sipas shijeve te votuesve ), duhet te largohen nga drejtimi i skenes politike! Nuk kane cfare i japin me politikes dhe shoqerise pervec tallavase, iluzioneve per rikthime “legjendare” apo gufosjen e rradhes duke u hedhur nga prehri i PS ne ate te PD sa here qe del teper!

Politikanet mendojne per zgjedhjet e ardhshme, burrat e shtetit per brezat e ardhshem! Edhe po kane qene burra shteti, tashme kane rene ne banalitetin e pushtetit dhe asgje me shume!




Skip to toolbar