Kulluri tallet me Bashën: Se po u nxeha…do këndoj me megafon

POLITIKË


Premtimet leniniste të Bashës se do u marrë lekët oligarkëve dhe do rrisë rrogat e pensionet, jo që nuk janë marrë seriozisht, por janë bërë edhe objekt tallje dhe ironizimi edhe nga vetë demokratët. Ish anëtar i këshillit demokrat, Edvin Kulluri ka ironizuar deklaratat “elektorale” të Bashës në kongresin e sindikalistëve, ku bëri pretime që ngjasonin me parulla e teza komuniste. Kulluri shkruan me ironi se të gjitha këto premtime për të shkatërruar oligarkët dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve, Basha do i arrijë thjeshtë me fjalë dhe dëshira, pasi me vepra tashmë të gjithë e kanë parë që nuk i bën kurrë dhe nuk mban asnjë përgjegjësi. Kulluri, një nga zërat më kritik të kryedemokratit dhe anëtarë i lëvizjes që pritet të nis “Basha Ik”, ka ironizuar keq edhe këndimin e himnit kombëtar në fund të çdo proteste opozitare, duke thënë se kjo do të jetë armë e Bashës për të luftuar oligarkët. “Po u nxeha do këndoj internacionalen me megafon dhe të gjejë vend e të futet” ka shkruar në fund Kulluri, duke treguar edhe një herë se asnjë e mirë nuk mund të vij më nga Basha, për sa kohë ai pret marrjen e pushtetit në tavolinë dhe me marrëveshje me Ramën.

 “Sapo të behëm kryeministër do vendos pagën minimale 637 euro! Do shkatërroj oligarkët(sapo tu marr dhe pak lekë baxhanaku), do bëj autostradën Selanik-Milano, do rris çmimin e kungullit me 85 dollarë kg dhe do ul çmimin e naftës me 12 lekë litrin! Si do arrij këto do pyesin njerëzit? Hiç, kam dëshirë dhe dëshirat nuk i ndalon dot askush dhe asgjë! Ja kaq është! Por më parë do e rrëzoj Ramën 4 herë dhe do bëj 5 marrëveshje me të që të më lerë vetë pushtetin! Se po u nxeha do këndoj internacionalen me megafon dhe të gjejë vend e të futet!” shkruan Kulluri.


Ajo që bën përshtypje në deklaratat e Bashës është se ai flet si kryeministër, ndërkohë është jashtë çdo pushteti, flet për premtime elektorale dhe ndryshime të jetesës në vend, ndërkohë që nuk e merr mundimin të regjistrohen në ndonjë palë zgjedhje dhe të përfaqësojë zërin e popullit. Basha duket se e ka kthyer në një traditë të veten, sa herë që ka zgjedhje të hedh akuza për manipulim të tyre , të shmanget nga fushata elektorale apo edhe të mos marrë pjesë në to, ndërsa pas zgjedhjeve del e flet për programe e plane elektorale në lidhje me ekonominë, arsimin apo shëndetësinë e vendit.




Skip to toolbar