Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, vazhdon numërimi i votave me postë. Sipas te dhenave ne faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë numëruar 124 kuti të votimit nga 187 qe jane gjithesej, apo 66.31 për qind.
Nga këto rezultate Lëvizja Vetëvendosje prin me 52.72 për qind apo 21 mijë e 234 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 29.80 për qind apo 12 mijë e 003 vota.
Partia Demokratike e Kosovës renditet e treta me 7.98 për qind apo 3 mijë e 213 vota
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma Socialdemokrate me 3.32 për qind apo 1 mijë e 338 vota.
Pas përfundimit të numërimit të votave nga diaspora dhe përfaqësitë diplomatike, KQZ do të fillojë numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.
Numërimi i votave me postë nisi më 28 shkurt dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se ka aprovuar më shumë se 63.000 pako me fletëvotime.
Për votimet e 9 shkurtit, përveç votimit me postë, qytetarët jashtë vendit për herë të parë kanë mundur të votojnë edhe fizikisht në disa përfaqësi diplomatike.
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike ka përfunduar dhe sipas KQZ-së, LVV-ja mori më së shumti vota, përkatësisht 12.261 vota apo 80.71 për qind.
Me këtë trend të votave, Lëvizja Vetëvendosje merr 48 deputetë në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja 23 deputetë, kurse LDK-ja 21 deputetë. AAK-ja me Nismën, pritet të kenë 8 deputetë.
Asnje parti e vetme nuk siguron dot shumicen prej 61 deputetesh ne Kuvendin me 120 vende per te formuar e vetme qeverine