Kurti ‘unifikon’ opozitën/ Pas AAK, tani edhe PDK: Zgjedhje të parakohshme

KOSOVA


Qeveria e udhëhequr  nga albin kurti nuk meriton të qëndrojë asnjë ditë të vetme në pushtet. Kështu deklaroi shefi i grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, duke shtuar se pdk-ja kërkon zgjedhje të parakohshme për shkak të situatës aktuale.

“I kemi dhënë mundësinë edhe kryeministrit nga java e kaluar ose ta shpërbejë Kuvendin ose të japë dorëheqja. Qëllimi i vetëm është që sa ma shpejt të dërgohet vendi në zgjedhje, sa më shpejt të largohet kjo Qeveri e paaftë, Qeveri kjo që ka krijuar një krizë jashtëzakonisht të madhe dhe të paimagjinueshme”.


Në një konference për shtyp Tahiri ka njoftuar se si shenjë pakënaqësie me qeverisjen e kurtit,  pdk-ja do të bojkotojë të gjitha votimet e projektligjeve.

“Çdo ditë e më shumë vendi ynë po sanksionohet, vendet e BE-së po marrin masa ndaj Kosovës. Nuk mund të jetojmë të izoluar. Çfarëdo votimi i ligjeve do të thotë marrëzi e vazhdimit të kësaj qeverie. Nuk do të votojmë asgjë me qëllim që vendin ta çojmë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Njerëzit të cilët e vendosin vendin në krizë e në sanksione nuk mund ta nxjerrin nga aty”

Tahiri, ka kritikuar Qeverinë edhe për ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë, duke mos lejuar që të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni.

“Javën e kaluar shkarkohet shefi i antikorrupsionit të Task Forcës për faktin që e lufton nivelin më të lartë të involvimit në korrupsion të figurave qeveritare. Pra, luftohen njerëzit nga kjo Qeveri të cilët janë angazhuar direkt në luftimin kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”. 

Me herët ka qenë kreu i aleancës për ardhmërinë e kosovës, Ramush Haradinaj, ai që kërkoi largimin e qeverisë. Ai ka kërkuar një mocion për shkarkimin e Albin Kurtit duke nënvizuar se ky veprim është ne interesin kombëtar.




Skip to toolbar