Kush është vrasësi me pagesë që u plagos në Vlorë, porositi atentatin ndaj…

AKTUALITET



Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri e ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Marion Mitro, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ky i fundit rezulton një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Mitro është arrestuar edhe më parë, gjatë vitit 2014, pasi akuzohej si porositësi i atentatit me bombë ndaj ish-Prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi.


Marion Mitro ka pasur një përballje të gjatë me drejtësinë, pasi akuzohej si pjesë e bandës së Julian Sinanajt, për vrasje me pagesë. Anëtarët e kësaj bande, përfshi dhe Mitron, akuzohen për një sërë veprash të rënda kriminale si vrasje, trafik armësh e tritoli, si grup i strukturuar kriminal. Gjithasut, kjo bandë është akuzuar edhe për sulmin me tritol ndaj banesës së Ardian Kollozit, ish-deputetit të Qarkut të Vlorës.

Ditën e sotme Mitro ka shkuar vetë në spital, pas plagosjes. Ai ka marrë një plumb në këmbë dhe gjendja e tij është e mirë. Nga raportimet e para, dyshohet se Mitros kanë dashur t’i bëjnë atentat.

Ndërkohë, gjatë krehjes së zonës policia ka gjetur dhe një makinë të djegur “Land Rover”, e cila dyshohet të jetë përdorur nga autorët.