Kush ishte shënjestra e atentatit në Tiranë? Zbardhen detaje të reja, 2 autorët ikën me motor

AKTUALITET


Motoçikleta tip “Ducati”, me të cilën autorët e larguan pasi qëlluan në drejtim të makinës “G Class”, mbrëmjen e së enjtes, ku mbetën të plagosur 4 persona, mes të cilëve 2 të mitur, është larguar në drejtim të Elbasanit.

Grupi hetimor ka mundur ta gjurmoj deri diku në autostradë, ndërsa më pas ka humbur gjurmët, pasi ka devijuar nëpër disa rrugë fshatrash pa mbërritur në qytet, në të cilat deri më tani ka qenë i pamundur gjurmimi pasi nuk ka kamera sigurie.

Grupi hetimor, përveç verifikimeve që po kryen për pistën që e lidh me ngjarjen e Lezhës, ku 2 orë para saj u vra babai i Roan Brahimit, disa pista të tjera janë duke u verifikuar, por deri në këtë fazë asnjëra prej tyre nuk duket të jetë bindëse për të avancuar deri në zbardhjen konkrete të atentatit. Në zonën ku u qëlluan 4 personat lëvizin çdo ditë edhe kontigjentë të tjerë të botës së krimit, të cilët mund të kenë po ashtu shënjestër.Burimet i thonë se një pjesë e madhe e tyre po verifikohen një e nga një ku kanë qenë në momentin e atentatit, jo vetëm si pre por edhe autorë të mundshëm.

Pronarët e kompanisë së sigurisë fizike janë vënë në lupën e hetuesve, për të kuptuar nëse vetë ata kanë qenë shënjestër. Disa të dhëna për veprimtarinë e tyre po mblidhen, përfshirë edhe mundësia e fajdeve, për të parë nëse kanë qenë motiv i ngjarjes, megjithatë deri më tani akoma nuk ka të dhëna bindëse në këtë drejtim



Skip to toolbar