Kuvendi i “Foltores” dhe fjalimi i Argitës/ Minxhozi: Vendimi i DASH “djeg” çdo mundësi kalimi të stafetës politike brenda familjes

Më të fundit


Të shtunën e 2 dhjetorit Foltorja mbajti Kuvendin Kombëtar, në të cilin u konfirmua Berisha në krye të saj. Pjesa që mori vëmendjen ishte shfaqja e vajzës së ish-kryeministrit, e cila mbajti një fjalim në Pallatin e Kongreseve, në të cilën karriget ishin bosh dhe ky fakt i dukshëm tregoi se mbështetësit e Berishës janë tkurrur ndjeshëm.

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në Real Story, tha se fjalimi i Argita Berishës tentoi të nxiste “revolucion” me pretendimin se po rrezikohej demokracia dhe  në këto kushte duhet reagimi qytetar. Ai theksoi se Argita Malltezi me fjalimin e saj e shënoi veten si lidere e ardhshme e Partisë Demokratike.


“Nëse ajo nuk do përfshihej në jetën politike tani kur do përfshihej. I shoqi i përfundoi në burg. I ati u akuza, u vu në diskutim e gjithë fuqia e tyre financiare. Veprimi i saj ishte veprimin i fundit për të mbrojtur jo vetëm familjen, por edhe fuqinë e atij grupi ekonomiko-politik që e ka mbiemrin Berisha. Në fjalim e saj, kishte zgjedhur që të merrej me proceset dhe jo Të ishte jo nominal, ishte një fjalim gati gati presidencial. Tentonte të nxiste revolucionin, sepse po rrezikohej demokracia. Mua nuk më pëlqeu si fjalim. Ajo shënoi veten e vet si lidere e ardhshme. Fjalimi nuk krijoi entuziazëm”, theksoi ai.

Analisti Skënder Minxhozi u ndal tek vendimi i DASH, i cili ka shpallur “non grata” jo vetëm Sali Berishën, por edhe fëmijët e tij. Ai tha se vendimi i amerikanëve për shpalljen “non grata” është “qëndisur” në atë formë, e cila do të djegë çdo kalim të mundshëm të stafetës politike brenda familjes së ish-kryeministrit.

“E dyta, vendimi amerikan për shpalljen non grata të familjes Berisha është ndërtuar në mënyrë të tillë që të djegë mundësinë e një stafete politike brenda familjes. Deri tek fëmijët shkon dhe Malltezi bën pjesë në listë dhe ka statusin e Berishë. Ka faktin se kryetarin e ka të damkosur dhe nuk e zgjidh me vendosjen eventuale të zonjës Malltezi në krye të partisë”, tha ai




Skip to toolbar