Ky është shqiptari që u ekzekutua me 9 plumba në Ekuador

AKTUALITET


Ky është Arjanit Rizaj, shqiptari që u qëllua për vdekje brenda automjetit të tij që e kishte parkuar pranë urgjencës së spitalit Luis Vernaza në Guayaquil, Ekuador.

Viktima ndodhej brenda makinës me targë GSM-2390 kur u sulmua nga dy persona që mbërritën në vendngjarje me një motoçikletë.

Bashkëshortja e 53-vjeçarit tha për policinë se kishin mbërritur pak minuta para atentatit në urgjencë për të vizituar një të afërm që kishin shtruar atje.

Burime policore për Extra thanë se: “Gruaja ishte me të afërm të tjerë kur bashkëshorti i saj u vra. Së bashku e kanë nxjerrë nga makina dhe e kanë dërguar në krahë në urgjencën e spitalit, por mjekët nuk i kanë hapur dyert, ndaj është dashur ta çojnë në një klinikë ku ka ndërruar jetë pak minuta pas shtrimit.”



Skip to toolbar