LaCivita, magjia mbaroi/ Frrok Çupi: Berisha e përdor LaCivita për Trump

Më të fundit


Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News analisti Frrok Çupi, komentoi zhvillimet politike në vend, duke u ndalur tek daljet e Berishës në fushatë më LaCivita.

Çupi u shpreh se ish-kryeministri Berisha e përdor LaCivita për Trump.

“LaCivita ndodhet jashtë tipologjisë së një këshilltari. A është këshilltar, a është strateg? A është një njeri që dëgjon gjithçka, si thotë dikush në PD. A është një njeri që nuk e ka shumë idenë se çfarë është Shqipëria…Me sa shoh Berisha ka shkuar te LaCivita, dhe mendon se me anë të tyre shkon te Donald Trump… E gjitha si një fejesë e një vajzë që fejohet me një djalë që ka babanë të pasur. Pra në gjithë këtë situatë, Brenda kësaj gjeje zhvillohet një repos i çuditshëm. Berisha e ka përdorur ambasadorin amerikan si vegël, pastaj përdori Arsidin, një njeri po kaq privat dhe që u paraqit me një dekoratë çokollate…Për mendimin tim ai e ka kompleksin e inferioritetit të të huajt. Kur erdhi në PD Berisha puna e parë që bëri, ishte tentoi izolimin ndaj atyre që e kishin bërë PD. Berisha sa më shumë është në vështirësi, i beson një gjëje që nuk ekziston…”, tha ai.



Skip to toolbar