Sot po zhvillohet në ambientet e Muzeut Historik Shqiptar, ceremonia e lamtumirës për major Klodian Tanushin i cili humbi jetën në incidentin e ndodhur në bazën ushtarake të NATO-s në Letoni.
Dita e sotme është vendosur të jetë Ditë Zie kombëtare në nder të majorit që ra në krye të detyrës.
Momente të dhimbshme janë këto që shihen në foto nga ceremonia e lamtumirës, ku duken dy djemtë e tij që po ndahen me lot në sy me babanë e tyre. Major Klodian Tanushi la pas bashkëshorten dhe tre fëmijë, më i vogli vetëm 1 vjeç.
Pas homazheve që do të vazhdojnë deri në orën 12.00 në mjediset e Muzeut, do të mbahet ceremonia shtetërore në nder të major Klodian Tanushit, përpara se arkivoli i mbuluar me flamurin kombëtar të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve.