“Lancet”: Vaksina mRNA e Kinës për COVID-19, efektive

CORONAVIRUS


Sipas një studimi të botuar të martën në revistën “Lancet Microbe”, një vaksinë mRNA për COVID-19 e krijuar nga Kina ka treguar që është e sigurt, e mirëtolerueshme dhe efektive në fazat e hershme të provave me njerëz.

Studiuesit kryen prova të fazës së parë në një spital në Hangzhou të provincës Zhejiang të Kinës Lindore, nga 30 tetori deri më 2 dhjetor 2020. Gjithsej 120 të rritur të shëndetshëm të moshës 18 deri në 59 vjeç, të cilët rezultuan negativë për SARS-CoV-2, morën pjesë në prova, të cilat u zhvilluan në mënyrë rastësore e me të ashtuquajturën “verbëri të dyfishtë”, si dhe të kontrolluara me placebo.


Procedura e vaksinimit përfshinte dy doza dhe në teste u vlerësuan pesë sasi të vaksinës: 5 mikrogramë, 10 mikrogramë, 15 mikrogramë, 20 mikrogramë dhe 25 mikrogramë.

Studimi theksoi se dozat 15 mikrogramë krijuan titrat më të larta të antitrupave neutralizues, afërsisht dyfishin e titrave të antitrupave të pacientëve me COVID-19 në shërim, duke treguar përgjigje më të forta imune të shkaktuara nga vaksina.

Vaksina kandidate në këto prova të fazës së parë shfaqi një sigurie profil të pranueshëm dhe shkaktoi një përgjigje të fortë imune te pjesëmarrësit. Sipas studimit, nuk u raportua asnjë ngjarje të padëshiruar serioze brenda 56 ditëve pas vaksinimit.




Skip to toolbar