Oferta e Mustafës: Na jepni presidentin, ose votojmë qeverinë e dalim në opozitë

KOSOVA


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka bërë një ofertë të re për Lëvizjen Vetëvendosja  para seancës së konstituimit në Kuvend që nis në orën 15:00. Mustafa tha se LDK është e gatshme që të ndajë pushtetin ku 5 ministri LVV dhe 5 t’i mbajë vetë, dhe në momentin që LDK vendos për presidentin, atëherë do i kalojë dhe një ministri LVV.

Isa Mustafa shtoi se LDK nuk është e gatshme të luajë rolin e një partie ndërmjetësuese në Kuvend, por të bashkëqeverisë, në të kundërt del në opozitë por shton se do të votojë qeverinë.


“Duam që ministritë t’i kemi, 5 për LDK dhe 5 për VV, nga një nënkryetar i kuvendit sipas kushtetutës i takojë secilit nga grupet. LDK propozon kandidatin për President që plotëson të gjitha kushtet dhe ne mbesim pas asaj që pas zgjedhjes së Presidentit, LVV t’i jepet një ministri nga LDK dhe me këtë proporcioni në Qeveri do të mbetej 6:4, nga momenti që zgjedhjet presidenti”.

“LVV do të ketë më shumë pozita sepse tani do të ketë 7 pozita qeveritare, ndërkaq më vonë kur do ta bënim zëvendësimin me President do të mbesim me shtatë kurse ata me 10. Nëse LVV nuk është gati për këtë marrëveshje dhe sheh LDK si pengesë se po deklarojë sot se LDK është e gatshme të heq dorë nga kërkesat për përgjegjësi, duke ia lënë këto pozita VV”.

“LDK është e gatshme që të votojë me 28 deputetë për institucione të reja, kryetarin e kuvendit dhe Qeverinë pa LDK, nëse nuk janë të gatshëm që të bashkëqeverisin me ne”.

“Nëse ne tërhiqemi nga përgjegjësitë qëndrojmë si parti opozitare, sepse parti ndërmjetëse në Kuvend nuk ka. Për sot me Kushtetutë i takon që VV ta bëjë propozimin për kryetar të Kuvendit. Për propozimin e Kurtit të fundit, ne konsiderojmë që ata dëshirojnë ta zhbëjnë marrëveshjen që kemi pasë më parë” tha Mustafa.




Skip to toolbar