Nga nesër punime në mbikalimin e Fushë Krujës

Më të fundit


Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se do të dita e nesërme do të nisin punimet në riparimin e mbikalimit të Fushë Krujës dhe pritet të mbarojnë më datë 13 prill. Policia e Qarkullimit Rrugor dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar kanë informuar se në cilat pjesë do të bëhen ndërhyrje dhe se si do të devijohet qarkullimi rrugor.

Ndërhyrjet në mbikalim bëhen në kuadër të projektit “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore Bazuar në Rezultate”, financim i Qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Botërore. Ndërhyrjet do të jenë si më poshtë:

– Riparim dhe vendosje e barrierave akustike në Mbikalimin e Fushë Krujës, km 1+400, në segmentin rrugor: Mbikalimi Fushë Krujë-K-Fshat Hasan – Faza 1.

– Riparim për pjesën e poshtme të Mbikalimit të Fushë Krujës-Faza 1.

Për këtë arsye gjatë kryerjes së punimeve qarkullimi i mjeteve në pjesën poshtë mbikalimit të Fushë Krujës do të jetë me shpejtësi të reduktuar, lëvizja e mjeteve do të drejtohet në 2 korsi (nga 1 korsi për secilin drejtim) dhe do të realizohet në përputhje me sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të miratuar.

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar, për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor, respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur, rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore në terren.



Skip to toolbar