Lëvizja surprizë e Takajt para sfidës me Tiranën

Më të fundit


Presidenti Ardjan Takaj i ka besuar Skënderbeun edhe për një sezon trajnerit Migen Memelli. Takaj nuk ka pritur mbylljen e sezonit, por ka shpejtuar të mbyllë marrëveshjen me pogradecarin.

Lajmi është bërë me dije nga vetë kryepankina korçare, në një konferencë për shtyp jashtë radhe në pragndeshjen me Tiranën. Memelli ka bërë të ditur se baza e lojtarëve për sezonin e ardhshëm është gati, ndërsa ekipi ka nevojë edhe për disa përforcime.


Në bazë të tyre, sipas Memellit, do të projektohet Skënderbeu i sezonit të ri, që do të garojë si i barabartë me pretendentët për titull kampion. Në këtë konferencë, memelli ka falënderuar nga presidenti Takaj e deri te tifozët.




Skip to toolbar