Lëvizje ne polici, emrat që ikin e vijnë në Tiranë, Kavajë dhe Vorë

AKTUALITET


Pasditen e të hënës ndodhën disa ndryshime në radhët e drejtuesve të komisariateve të Policisë së Shtetit.

Sali Skuraj, që drejtonte komisariatin nr. 5 në Tiranë, është transferuar në të njëjtën detyrë në Komisariatin e Policisë në Kavajë.


Ndërkohë, vendin e Skuraj, e zë Altin Lila. Ai do të jetë në krye të Komisariatit nr.5 i komanduar. Më herët, Altin Lila ka mbajtur postin e shefit të sektorit të vrasjeve në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Ndërkohë, Aliosh Brokaj, që drejtonte Komisariatin e Policisë Kavajë, është transferuar në të njëjtën detyrë në Vorë.

Vetëm pak para njoftimit të këtyre ndryshimeve në Komisariatinë e Policisë në Kavajë, në këtë qytet ndodhi një vrasje.

Pronari i një lokali në gjendje të dehur qëlloi me armë gjahu një klient të tij, që gjithashtu ishte në gjendje të dehur.




Skip to toolbar