Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi u kap me një sasi të konsiderueshme kokaine.
Shtetasi me iniciale K.H., 26 vjeç, nga Durrësi ishte banues në Emilia Romagna dhe lëvizte me një makinë Mercedes B class, ku mbante të fshehur drogën.
Policia u vu në ndjekje të shqiptarit pas lëvizjeve të tij të dyshimta dhe informacioneve paraprake. Gjatë kontrollit të makinës së tij, u gjetën 3 kg kokainë e ndarë në 3 pako, që ishin e fshehura në një hapësirë të krijuar poshtë sedijes së pasme të pasagjerëve. Droga po të dilte në treg do të kapte një vlerë prej 500 mijë euro.