Lideri i VV kërkon lirimin e kërcënuesit: Të kalojë Vitin e Ri me familjen

KOSOVA


Pas arrestimit të Haxhi Hotit në Kosovë, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka kërkuar që kërcënuesi i tij të lirohet, ndonëse vetë forca politike e drejtuar nga Kurti kishte bërë denoncim ndaj tij. Kurti ka reaguar duke thënë se Hoti duhet të lirohet dhe të kalojë festat në shtëpi.

“Unë nuk jam John Fitzgerald Kennedy kurse Haxhi Hoti nuk është Lee Harvey Oswald. Nuk mund t’i vlerësoj çështjet e sigurisë dhe as të përzihem në ato të drejtësisë, por besoj që do të ishte mirë që z. Hoti të lirohet e ta presë Vitin e Ri 2020 me familjen e tij në shtëpinë e tij”, shkruan Kurti.


Një ditë më herët, Hoti shkruante: John F. Kennedy ishte interes i popullit amerikan që të jetë President, por nuk ishte interes i shtetit amerikan që të jetë President. “Albin Kurti është interes i popullit të Kosovës ndoshta, po nuk është interes i shtetit të Kosovës të jetë kryeministër. Albin Kurri i ka 2 rrugë: ose ta lëshojë Kosovën ose mund të vritet”, shkruante Hoti. Por, ky status është fshirë më pas nga Hoti dhe nuk gjendet në më profilin e tij në rrjetet Sociale. Pasi e ka fshirë, Hoti bëri një ndjesë publike me një tjetër reagim, duke deklaruar se ai postim ishte një gabim teknik i tij dhe nuk ishte qëndrim i forcës politike që përfaqësonte.




Skip to toolbar