Lihet në burg “Escobari” turk, që do të ekstradohet në Francë

AKTUALITET


Shtetasi turk Faruk Baybasin, i konsideruar si “Escobari” turk i drogës, doli të martën përpara trupës gjykese në Tiranë, ditën kur përfundonte afati 40 ditor i masës “arrest me burg”. Ai u arrestua në vendin tonë për llogari të drejtësisë franceze. Ndaj tij ishte dhënë masa “arrest me burg për 40 ditë”, me qëllim ekstradimin drejt Francës. Baybesin rezulton të jetë i dënuar në Francë me 30 vite burg, pasi akuzohet për trafikun e lëndëve narkotike nga Turqia përmes Spanjës.

Megjithatë, Baybesin kërkoi nga drejtësia shqiptare të lihej i lirë, në bazë të ligjit për drejtat e njeriut. “Kam 40 ditë këtu, duhet të isha liruar në bazë të të drejtave të njeriut”, është shprehur  përpara gjykatës Baybesin. Megjithatë, kërkesës së tij i është përgjigjur gjytari Gert Hoxha, i cili është shprehur se ligji ekziston, madje sipas tij ekzistojnë edhe ligje që nuk janë në Turqi. Po përtej replikave, gjyqtari u shpreh se “ndryshimi i masës nuk mund të bëhet në Shqipëri”, ndërsa i sygjeroi të akuzuarit që këtë kërkesë ta bënte “në Francë”.

Ndërkohë, Prokurori i çështjes kërkoi  vazhdimin e masës së sigurisë “arrest me burg” pasi ajo e caktuar më parë me 40 ditë mbaron sot. Avokati mbrojtës kërkon shuarjen e masës së sigurisë. Gjykata vendos caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” pa afat. Gjithashtu Gjykata do i vërë në dispozicion të gjitha aktet e vendimit të dënimit në Francë, të cilat do përkthehen me afat dy javor. Seanca e radhës u caktua në datën 04 shkurt, ora 10:00. Faruk Baybesin, i dënuar me 30 vite burgim për çështje të trafikut të heroinës kërkohet nga gjykata e Loire Atlantique, që e ka shpallur fajtor për pjesëtar të organizatës kriminale që trafikonte ne Evropë heroinë.



Skip to toolbar