Liria e shtypit, një tjetër viktimë e vitit 2020

AKTUALITET


Nga Anthony Bellanger

Profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe punëtorët e tjerë në sektorët më thelbësorë, kanë qenë në vijën e parë të luftës kundër pandemisë dhe efekteve të saj gjatë12 muajve të fundit. Po ashtu edhe punonjësit e medias, në përputhje me nenin 19 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, që mbron të drejtën e individëve për të marrë dhe për të dhënë informacion.


Puna e gazetarëve ka qenë veçanërisht e rëndësishme në vitin 2020, një vit kur qasja tek informacioni me cilësi të lartë dhe të besueshëm mbi pandeminë e Covid-19 ka shpëtuar shumë jetë njerëzish.

Mjerisht, për këto përpjekje profesionit tonë i është dashur të paguajë një kosto njerëzore dramatike. Që nga fillimi i pandemisë, gazetarët në mbarë botën kanë rrezikuar jetën e tyre për të mbuluar realitetin në terren, pa mjete të përshtatshme mbrojtëse apo trajnime mbi sigurinë.

Në këto rrethana, dhjetëra prej tyre u infektuan nga Covi-19 gjatë kryerjes së detyrës së tyre profesionale, dhe vdiqën prej këtij virusi. Në nuk do t’i harrojmë asnjëherë ata. Gazetaria nuk mund të konsiderohet si një nga profesionet më të rrezikshme në botë.

Por të dhënat globale mbi numrin e gazetarëve të vrarë tregojnë të kundërtën. Përveç vdekjeve të lidhura me koronavirusin, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) ka regjistruar 42 vrasje të gazetarëve dhe punonjësve të medias që nga fillimi i këtij viti, në atentate, bombardime dhe të shtëna.

Pandemia e Covid-19 po e përkeqëson këtë situatë, tashmë kritike. Ajo po kërcënon jo vetëm sigurinë e gazetarëve, por gjithashtu edhe mjediset në të cilat profesionistët e medias kryejnë punën e tyre, teksa po rritet numri i viktimave midis tyre.

Por kjo dukuri nuk është e re. “Letra e Bardhë mbi Gazetarinë Globale” e IFJ, e botuar më10 dhjetor në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, ka renditur emrat e gazetarëve të vrarë gjatë 30 viteve të fundit:2.658. Një shifër e tmerrshme. Kjo do të thotë se rreth 2 gazetarë ose punëtorë të medias vriten çdo javë. Ky është realiteti i papranueshëm i profesionit tonë.

Këto shifra nuk tregojnë se gazetarët më të shënjestruar dhe më të prekshëm janë ata që punojnë në një nivel lokal. Përkundër asaj që të gjithë mund të mendojnë, gati 75 për qind e gazetarëve të vrarë në të gjithë botën nuk vdiqën nga zjarret apo gjatë misioneve të rrezikshme në zonat e konfliktit.

Përkundrazi, ata vdesin në atentate, të ekzekutuar nga një person i armatosur në pjesën e pasme të një motoçikletë, të qëlluar ose të goditur me thikë afër shtëpisë ose zyrës së tyre, apo gjenden të vdekur pasi janë rrëmbyer dhe torturuar.

Ky është rasti i Meksikës, një vend zyrtarisht pa luftë, por që mban numrin e dytë më të lartë të vrasjeve të gazetarëve (178) gjatë periudhës 1990-2020, pas Irakut (340).Gazetarët rrezikojnë jo vetëm jetën e tyre gjatë kryerjes së detyrës, por ata rrezikojnë edhe lirinë e tyre. Të paktën 235 prej tyre gjenden aktualisht në burg në 34 vende të botës, për çështje të lidhura me punën e tyre, dhe bazuar në akuza false të veprimtarisë “anti-shtetërore”.LEXO EDHE:  Bota duhet të bëjë diçka për fëmijët e luftëtarëve të ISIS-it

Pastaj, pandemia e ka përkeqësuar situatën:Qeveritë kanë përfituar nga masat anti-koronavirus, duke i përdorur ato si pretekst për t`a kufizuar lirinë e shtypit. Atentatet ndaj gazetarëve dhe arrestimet arbitrare, kanë pasur një ndikim dramatik në lirinë e medias dhe të drejtën e njerëzve për t’u informuar. Vrasja ose burgosja e gazetarëve, u dërgon një mesazh tronditës kolegëve që mendojnë të merren me disa tema që të fuqishmit preferojnë t’i fshehin.

Pasoja:vetë-censura mbi një temë apo rajon të veçantë. Kjo është e dëmshme për demokracinë në kohën e një pandemie, kur është thelbësor roli i mediave si vëzhguese të vendimeve të qeverisë dhe transparencës. Dhuna dhe qeveritë autoritare, e kanë kërcënuar ndjeshëm lirinë e shtypit në vitin 2020, por kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia ka pasur gjithashtu një ndikim të madh në media dhe mbi punonjësit e saj.

Sipas një sondazhi të IFJ, 2/3 e gazetarëve të punësuar dikur apo ata të pavarur pësuan shkurtime pagash, humbën vendin e punës dhe të ardhurat. Dëmi është më i lartë në mediat lokale, ku pandemia praktikisht e ka mbyllur shtypin. Pa median lokale, mijëra rajone në të gjithë botën rrezikojnë të shndërrohen në shkretëtira informacioni, gjatë njërës prej periudhave më të vështira në historinë e kohëve të fundit.

Ky vit ka qenë sigurisht një nga më të këqijtë për gazetarinë globale. Por 2020-a ka qenë gjithashtu viti kur profesioni i gazetarit dhe shoqatat e medias e kanë riafirmuar rolin dhe rëndësinë e tyre: Ato kanë dëshmuar se mund të kenë sukses dhe të mbrojnë të drejtat e punonjësve të medias edhe në situatat më kritike,teksa kanë kërkuar që gjigantët e teknologjisë të paguajnë për përdorimin e punës së gazetarëve, dhe të ndalin shmangien e taksave.

Anëtarët e IFJ në të gjithë botën, duhej të merrnin përsipër detyra që ishin përgjegjësi e autoriteteve, si sigurimi i pajisjeve të trajnimit dhe sigurisë për punonjësit e medias, ose ofrimi i ndihmës ligjore për t’i mbrojtur ata nga vendimet shtypëse të punëdhënësve.

Tani ka ardhur koha që qeveritë demokratike të ndërmarrin veprime të guximshme dhe të mbështesin gazetarinë, për të garantuar sigurinë e punonjësve të medias, të drejtën e tyre për të punuar dhe për të vendosur një taksë globale mbi platformat në internet që bëjnë ende evazion fiskal, në mënyrë që të mbledhin fondet e nevojshme për të shpëtuar median dhe për të mbrojtur të drejtën e informimit.

Po, 2020-a është një pikë kthese për lirinë e shtypit:Le të luftojmë bashkë pasojat e pandemisë, ose ekziston një rrezik real që t`a lëmë të zhduket lirinë e shtypit, dhe bashkë më të edhe demokracitë tona.

Shënim: Anthony Bellanger, është sekretari i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve. / “Worldcrunch”-Marrë nga Bota.al




Skip to toolbar