Lirohen 40 të arrestuarit e protestës së opozitës, 2 mbeten në burg

AKTUALITET


Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli vetëm dy nga 42 të arrestuarit për dhunën e ushtruar në protestën e opozitës më 2 qershor, ndërkohë që 3 janë lënë me “arrest shtëpie” dhe 37 me “detyrim paraqitjeje”.

Personat akuzohen për “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, ”Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Në “arrest me burg” janë lënë Emiljan Ypi dhe Donaldo Imeraj, ndërkohë që në “arrest shtëpie” janë lënë Dori Alikaj, Aurel Caka  dhe Lazër Koçeku.

Pas dhënies së masave të sigurisë nga ana e Gjykatës së Tiranës, opozita ka reaguar nëpërmjet Flamur Nokës. Ish deputeti demokrat tha se vullkani po shpërthen dhe se 8 qershori do jetë dita që do hyjë në histori. Ndërsa theksoi se ‘bisha e plagosur’ po jep shpirt.



Skip to toolbar