Gent Cakaj shkarkon 50 diplomatë: Reformë e gjerë, do ndryshojmë 80% të konsullatave

AKTUALITET


Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj në një konferencë për mediat deklaroi të mëkurën se janë shkarkuar dhe janë transferuar nga detyra 50 diplomatë shqiptarë.

Ai tha këto lëvizje bëhen në kuadër të një reforme të gjerë në trupin diplomatik shqiptar. Cakaj u shpreh se disa prej diplomatëve janë shkarkuar për arsye disiplinore ndërsa të tjerë për tejkalim të kompetencave.


Cakaj njoftoi ndryshimin e 80% të konsullatave shqiptare në botë në kuadër të reformës në diplomaci.

“Qëndrimi në shërbim diplomatik kërkon sjellje korrekte dhe avancimi në detyrë dëshmim profesional. Shqipëria nuk meriton asgjë më pak sesa meritokraci, profesionalizëm në detyrë dhe shërbim cilësor në diplomaci.

Lidhur me këtë parim themelor, komunikoj se  80% e konsullatave të përgjithshme të Shqipërisë në botë nuk do të jenë më të njëjta. Ata duhet të ndryshojnë rrënjësisht për shkaqe strukturore dhe për nevojën e rritjes së shërbimeve. Ato duhet të ndryshojnë në strukturë sepse fluksi i kërkesave të qytetarëve shqiptarëve nuk mund të përballohet më as me dembelim persona, as me inercinë e rutinës ditore dhe as me arrogancën e epërsisë institucionale”, u shpreh Cakaj.




Skip to toolbar