Listat për zgjedhjet, Ndreca: Opozita luan në mbrojtje, Rama i sigurt në objektiv

Më të fundit


Në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 është zhvilluar një debat lidhur me listat e PD dhe PS për zgjedhjet e 25 prillit të cilat janë zbuluar pjesërisht se fundmi para përfundimit të afatit të dorëzimit në KQZ.

Për Plarent Ndrecën, Rama është i sigurt për objektivin e tij dhe ka vepruar miër duke i dhënë më shumë përgjegjësi drejtuesve politikë të qarqeve.


”Besoj që Rama është i sigurt për objektivin e tij. Ajo simbolikë qëndron edhe nga pikëpamja taktike kryesisht, por edhe nga mënyra si do qaset fushata përfaqësuesit e lartë politikë.

Ka zgjedhur këtë strategji për t’iu dhënë më shumë përgjegjësi drejtuesit e qarqeve. Ku drejtuesit prekin me dorë mosarritjen e rezultateve. Është bërë një provë në 2017 me Fierin dhe Vlorën, ku rezultuan të sukessshme. Fieri mori një mandat më shumë. Zgjedhje e mirë sepse në fund të ditës ata kanë përgjegjësitë më të mëdhaja politike. Duhet të shtynë më shumë, dhe të angazhojnë më shumë njerëzit.

Nga ana tjetër do them që nga emrat që kanë dalë, duke qartë një qasje që opozita vijon të luajë në mbrojtje. Nuk e kuptoj ende që Basha të rrijë peng i disa që i quan aleat, por që nuk sjellin asnjë risi në elektorat apo vota. Asnjë risi në pikëpamjen e imazhit, janë emra të stërkonsumuar. Pritej që Basha të bënte një rifreskim, dhe pritshmëria më e madhe është tek opozita. Duket që z.Basha rrotullohet rreth ca emrave dhe figurave që thjesht rruan pozicionin. Nuk ka rriskuar. Nuk arrin të artikulojë, nuk artikulon politikisht lëvizje të forta. Qëllimi kryesor është të krijojë idenë se ai është i zoti të marrë fatet e vendit në dorë. Nuk e ka krijuar. Me emrat që ka sjellë në lojë e zhbën idenë që do e realizojë. Nard Ndoka, Fatmir Mediu, Vangjel Dule etj, do të thotë që ke ngelur peng i të së kaluarës.

Ndërkohë që e përsëris, tek opozita. E bën pushteti. Rama arrin të tregojë se ka aftësi për të rifreskuar lojtarët. Pushteti është më i vështirë për të ndërruar emrat.”- tha Ndreca.

Nga ana tjetër analisti Arjan Vasjari është shprehur skeptik për listat në dy kampet, duke vërejtur se nuk sheh zgjidhje pasi ka shumë pak figura të reja nga pjesa që nuk ka lidhje me politikën.

Vasjari thotë se politikës shqiptare i duhet një fytyrë e re, por partitë shqiptare nuk kuptojnë pulsin e shoqërisë dhe në to nuk ndryshon homogjeniteti i grupit.

”Kam qasje shumë indiferente ndaj listave. Nuk shoh zgjidhje me këtë që po ndodh hë për hë. Meqë është lajm i ditës. Surpriza e vërtetë për mua është ajo që prisja. Nuk prisja asgjë ndryshe. Nga kjo panoramë jo thjesht listash emrash, apo mentaliteti, kulture që reflekton se cila është ideja e këtyre partive, kryetarëve të këtyre partive për demokracinë, pra ku ndodhet Shqipëria.

Edhe njëherë duhet ta pranoj, unë nuk e kam kuadër shumë të qartë. Ajo që ndjehet në dy kampet, me përjashtimet më të vogla nuk ndryshon homogjeniteti i grupit. Partitë, të dyja palët pa asnjë lloj ndryshimi shqetësohen për konceptin e monolit partisë, nuk kuptojnë pulsin e shoqërisë. Shoqëria kishte nevojë për dialog me elektoratin gri. Shikon shkaqet kryesore të gjendjes ku ndodhet sot Shqipëria.

Nuk besoj këtu, po as jashtë që Shqipëria është në gjendje të mirë. Do të ishte me shume sens, nëse partitë do ishin të hapura ndaj flukseve që vijnë jashtë politikës. Nga shoqëria civile, bota akademike, që nuk kishin një lidhje të domosdoshëm ideologjik me partitë. Nuk ka ndodhur. Shumë pak emra. Jemi para një fenomeni të ri. Tek Rama, është sjellë në mënyrë kuarente. 8 viet në pushtet, atëhere instrument kryesor duhet të ishte ndryshimi. Reflektohet një ndryshim. Por jo reflektimi gjithmonë është progres. Duhet të pres, emra si Bushati, Vasilika Hysi, Eglantina Gjermeni nuk janë. Madje më thanë që mund të mos jetë as Elva Margariti.  Politika jonë ka nevojë për fytyrë të re.”- u shpreh  Vasjari.




Skip to toolbar