Liverpool “magjik”, Salah dhuron spektakël ndaj Manchester United

AKTUALITET


Liverpool vijon të mbetet në zenitin e shkëlqimit. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp, duket se po shkon drejt një rekordi të papërsërtishëm, mbylljen e sezonit pa asnjë humbje. Ndonëse është herët për ta thënë këtë, gjasat janë që kjo të realizohet. Skuadra e Klopp fitoi ndeshjen e javës së 23 të Premier League në Angli kundër Manchester United, duke ruajtur diferencën e madhe me ndjekësit në tabelën e renditjes.

“The Reds” kaloi në avantazh me gol të Van Dijk në të 14`, i cili realizoi me kokë pas një asisti nga Alexandër-Arnold nga goditja e këndit. Goli i dytë ishte dhe më spektakolar, këtë herë nga Salah. Egjiptiani mori një top nga portieri Alisson, duke u nisur me vrap nga mesi i fushës drejt zonës kundërshtare.


I vetëm përballë portierit mik, Salah gjeti rrjetën duke dyfishuar rezultatin në fund të minutës së tretë të kohës shtesë. Tashmë skuadra e Klopp ka 64 pikë në renditje, pa asnjë humbje, duke mbajtur kryesimin e kampionatit me plotë 16 pikë më shumë se Manchester City i vendit të dytë. Ndërkohë, kujtojmë se Liverpool ka një ndeshje më shumë për të luajtur. Manchester United ndodhet në vendin e pestë të renditjes me 34 pikë.




Skip to toolbar