Liverpool ka marrë fitoren e tretë rresht në Premier Ligë duke mposhtur Arsenalin me rezultatin 3-1. Që në nisje të lojës, Liverpool dominoi fushën duke shënuar edhe golin e parë për ndeshjen në minutën e 41-të duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-0.
Në pjesën e dytë, Liverpool shënoi në minutën e 49-të me Salah përmes një penalltie që e shkaktoi David Luiz. Dhe do të ishte sërish Salah që do të shënonte edhe golin e tretë në minutën e 58-të.
Arsenali gjatë ndeshjes shënoi vetëm një gol në minutën e 85-të përmes Torreiras.
Me fitoren ndaj Arsenalit, Liverpool udhëheq Premier Ligën me 9 pikë, kurse Arsenali mbetet në vendin e dytë me 6 pikë.