Lleshaj: Vetëm krimi të bën të pasur në shërbimin publik

Më të fundit


Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshja ka akuzuar të gjithë ata persona që punojnë në shërbim publik dhe kanë një pasuri të cilën nuk e justifikojnë dot me rrogat që marrin. “Të punosh në shërbim publik, do të thotë të mos bëhesh kurrë i pasur dhe nëse bëhesh, atëherë je marrë me krim.’ Ky ishte mesazhi i qartë që Lleshaj dha për çdo punonjës në sektorin publik, të inkriminuar në korrupsion dhe veprat e paligjshme.

“Ata që bëhen të pasur përmes shërbimit publik kanë bërë krim. Pikë! Nuk ka mundësi që përmes shërbimit publik të bëhet njeriu i pasur me para. Përmes shërbimit publik ju mund të bëheni të pasur në gjëra të tjera. Mund të bëheni të pasur në dinjitet, në ndjenjën e krenarisë së shërbimit ndaj qytetarëve, ndaj popullit tuaj, ndaj vendit.”  tha Lelshaj, i cili foli edhe për procesin e vettingut në polici si një proces që sapo ka nisur dhe nuk do të përçudnojë kurrë.


“Sapo kemi nisur një proces të Vettingut, i cili është një proces që nis sot dhe nuk mbaron asnjëherë. Do të vazhdojë të thellohet, të sofistikohet në mënyrë që të sigurojmë që në Polici të kenë vend njerëzit që kanë nder me vete, që kanë dinjitet, që kanë sens shërbimi dhe që nuk kanë objektiva tjera përveç objektivit që të marrin një pagë të mirë, me dinjitet dhe me nder dhe kaq”, tha ministri. Këto deklarata Ministri i Brendshëm i bëri gjatë një takimi me studentët që përfundojnë kursin për Oficerë të Policisë Kriminale. Ministri bëri thirrje që studentët të bëhet pjesë e Policisë së Shtetit në mënyrë që t’i japin këtij institucioni energji, forcë dhe vlera të reja.




Skip to toolbar