Lobimi rus, PS: Gjykata të zbardhë ku i mori Basha 500 mijë dollarë

POLITIKË


Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas dërgimit të dosjes për lobimin rus në gjykatë, duke kërkuar që të bëhet drejtësi për kreun e opozitës, ndërsa ngre pyetjen se kush është burimi i Lulzim Bashës për 500 mijë dollarë dhe i kërkon gjykatës të zbardhë edhe akuzën për pastrim parash.

“Heshtje e madhe për dërgimin në Gjykatë të të pandehurit Lulëzim Basha vetëm me akuzën si falsifikator. Gjykata të bëjë drejtësi dhe të zbardhë edhe akuzën për pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale. Kush është burimi i Lulzim Bashës për 500 mijë dollarë dhe si u transferuan ato? Basha nuk mund të gjykohet vetëm si falsifikator. Prokuroria në dokumentin e bërë publik ka vërtetuar pagesën 500mijë dollarë, vepra tjetër penale për të cilën u akuzua “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” qëndron. Pse në konkluzion kjo akuzë mungon?”, shkruan Balla në “Tëitter”. Për këtë çështje pati edhe një përplasje mes tre prokurorëve, ku një prej tyre nuk pranoi të firmosë për dërgimin në gjyq të Bashës vetëm për falsifikim të dokumenteve. Tashmë mbetet në dorën e gjykatës për të vendosur nëse do kthejë çështjen për rihetim, apo kjo akuzë do ngrihet më vonë gjatë procesit gjyqësor.





Skip to toolbar